Sunday, December 17th, 2017

Vokrri: Kosova i ka siguruar votat per pranim në UEFA

Published on March 19, 2016 by   ·   No Comments

Presidenti i Federatës së Fatbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se Federata e Futbollit të Kosovës, i ka siguruar votat per pranim në UEFA më 3 maj, kur mbahet kongresi i jashtëzakonshëm në Budapest te Hungarisë.

“Kemi bërë lobim të mjaftueshëm dhe konsideroj si i kemi siguruar votat e mjaftueshme për pranim. Kemi raporte të shkëlqyeshme me federata më të mëdha në Evropë. Na duhen shumica e votave, dmth 28. Tri shtete që nuk e kanë njohur Kosovën do të votojnë për ne”, ka thënë njeriu i parë i futbollit kosovar, Fadil Vokrri gjatë emisionit ‘Interaktiv’ në KTV.

Tutje, Vokrri ka thënë se ka besim të plotë në përzgjedhësin e Përfaqësueses Albert Bunjaku.

“Ka patur zëra të ndryshëm reth trajnerit. Bunjaku është trajner ndërkombëtar dhe do ta drejtojë Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Mund të them se ka edhe trajnerë në Superligë që mund ta bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi ndër të tjera Vokrri.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword