Wednesday, October 1st, 2014

Spanja e ka të lehtë me Nigerinë 3-0

Published on June 23, 2013 by   ·   No Comments
Skedina 486x60

toreSpanjë-Itali dhe Uruguaj-Brazil do të jenë dy gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave. Mbrëmja e fundit në grupin B nuk solli surpriza, me pretendentët që respektuan parashikimet duke nisur nga kampionia e Botës e Spanjës, që e pati një shëtitje dhe sfidën me kampionët e Afrikës. Ekipi i Del Boskes, me formacion pothuajse të plotë ndaj nigerianëve tregoi dhe njëherë një futboll dominues në fushë, madje duke i dhënë drejtim sfidës që në start, kur në minutën e tretë Jordi Alba shënoi golin e avantazhit për la furia roja. Afrikanët u përpoqën të japin shenja jete, por nuk ishin shumë të saktë në finalizim, gjë që nuk duhet të ndodhë ndaj iberikëve. Në pjesën e dytë kampionët e botës ishin sërish dominues dhe në minutën e 61-të shënuan dhe golin e dytë me Fernando Torres, që realizoi falë një zhytje me kokë brenda në zonë. Ndërkohë që ai që vulosi suksesin e spanjollëve ishte pikërisht ai që dhe e nisi Jordi Alba që shënoi dhe të tretin në fundin e lojës. Një sukses i pastër për iberikët që tashmë gjejnë në gjysmëfinale Italinë, në një përsëritje të finales së vitit të kaluar në Europian.

Skedina 468x60
Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

mess

50 lojtarët më të mirë në botë sipas FIFA-s

FIFA 2015 ka publikuar listën e 50 lojtarëve ...
zhgenjyesit

Ja kush është 11-shja e dështakëve në Brazil 2014

Pa dyshim që për Kupën e Botës flitet ...
arena

Holand – Argjentinë si arritën në gjysmëfinale të dyja skuadrat

Pesë ndeshjet e fundit të Holandës: Holand* 0-0 Kosta ...

Advertisements