Friday, February 12th, 2016

Bundesliga: Bayern fiton gjithnjë

Published on May 18, 2013 by   ·   No Comments

bayern fitonNë ndeshjen e fundit të Bundesligas, Bayern fitoi ndaj Borussia M’gladbach që surprizoi jo pak bavarezët që në 5 minutat e para të takimit me rezultatin 4 me 3. Vendasit shënuan të parët me Stranzl në minutën e 4. Pa përfunduar gëzimi i golit të parë Gladbach dyfishon me Hanke në minutën e 5, falë një mbrojte të hutuar të bavarezëve. Martinez shkurton rezultatin për ekipin e Heynckes por që në minutën e 10 Nordtveit thellon përsëri rezultatin. Megjithatë Bayern nuk kërkon të bëjë hap fals para finales së Champions League duke përmbysur rezultatin falë dy golave të Ribery e një të Robben. Bavarezët ngjiten më kuotën e 91 pikëve. Ndryshe nga bavarezët Borussia Dortmund merr një shuplakë nga Hoffenheim ku verdhezinjtë humbën në “Signal Iduna Park” me rezultatin 1-2 në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni. Lewandowski shënoi për vendasit ndërsa për miqtë Salihovic realizoi dy here nga pika e bardhë e 11 metërshit. Falë kësaj fitoreje Hoffenheim shkon në play off ku do të përballet me Kajzerslauten për qëndrimin në Bundesliga. Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate: Nurnberg fitoi 3 – 2 me W. Bremen, Schalke mposhti 2-1 Freiburg, Hamburg 0-1 B. Leverkusen, Stuttgart 2-2 Mainz, Frankfurti 2-2 Wolfsburg, Augsburg 3 – 1 Greuther Furth e Hannover 3 – 0 Fortuna Dusseldorf.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

de-biasi-lsquo-no-coment-rsquo-p-euml-r-berish-euml-n_hd

De Biasi: ‘No coment’ për Berishën

Kohëve të fundit po qarkullojnë fjalë për mundësinë ...
allegri-3-658x395

Një italian për stolin e Chelseat

Chelsea nxiton dhe forcon presingun për trajnerin e ...
1454520977_583026_1454521059_doscolumnas_normal

Capello: Zidane ka karizmën e duhur për të drejtuar Realin

Fabio Capello pas shkarkimit nga posti i trajnerit ...

Advertisements