Saturday, November 18th, 2017

Kaka – Milan çështje orësh

Published on January 19, 2013 by   ·   No Comments

kakaTifozët e Milanit kërkojnë rikthimin e Kaka në  “San Siro”. Sipas asaj që raporton “Gazzatta dello Sport”, dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për tranaferimin e brazilianit në Itali. Ish numri 22 do të bashkohet për dy sezone e gjysmë me skuadrën kuqezi edhe pse ende nuk ka një qëndrim të përbashkët për shumën që do të përfitojë. Aktualisht Kaka arkëton 10.5 mln Euro në sezon dhe ka pranuar ta ulë këtë shumë deri në 7.5 por palët mbeten larg në qëndrime sepse Milani ofron 3 mln më pak. Administratori i deleguar, Adriano Galliani e pranon se kjo është një nyje që duhet zgjidhur sepse sipas tij, shoqëria ka një tavan limit për pagat e lojtarëve që nuk dëshiron ta kalojë. Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit me Bolognan, Allegri pranoi se ka mundësi reale që Kaka të rikthehet në “San Siro” dhe shtoi se një kampion i kalibrit të tij mund të japë kontribut në çdo pozicion të fushës.

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Tags: , , ,

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

Spanja dominim pafund në Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e ...

Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, ...

Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta ...

Advertisements

RSS Mirror Quiz Crossword