
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka thënë se bashkëkombësi i tij, Cristiano Ronaldo është një idol për shumë njerëz të kësaj bote, duke shtuar se ai është një porfesionalist i vërtetë.
“Cristiano është një idol për shumë njerëz, dhe është një profesionist perfekt”.
“Unë shpresoj se ai do të bëj shumë më shumë paraqitje me Portugalinë. Mënyra sesi ai luan me Real Madridin dhe me Portugalinë, e bën atë më të mirë në botë”, tha Pepe.
S.Metbala / lajmesport.com