
Nesër me fillim nga ora 20:45 pothuajse e tërë bota do jetë para televizionit për të parë një derbi si Milan-Inter.
Një sfidë që çdo kohë ka dhuruar gjithçka ndoshta nuk do ketë shikushmërinë më të madhe duke marrë parasysh edhe El Clasicon që zhvillohet nga 19:50.
Megjithatë Della Madonnina do jetë gjithmonë një nga derbit më të mëdhenjë botëror dhe këtë do ta shohim edhe nesër në një sfidë që nuk do harrohet.
Në asnjë sfidë nuk ka favorit e le më në një derbi si ky që do luhet nesër.
Milani në kriz,por as Interi nuk e ka nisur sezonin ashtu siq duhet pas atyre super transferimeve në ditët e fundit të afatit kalimtar,por edhe gjatë gjithë verës.
Të dy skuadrat e duan fitoren dhe të dy palët para ndeshjes treguan se këto do jenë pikë jetike.

Wesley Sneijder do jetë mungesa kryesore për skuadrën neruazure që do paraqitet si gjithnjë me formacionin 3-5-2.
Rosonerët pritin rikthimin e Alexandre Pato,por nuk do pritet të ndodhë te ata duhet të startojnë me ish asin e Interit,Pazzini që ka tre gola me skuadrën e Allegri.
A e dini se?
*
*Në ndeshjen e fundit skuadra e Stramaccioni mposhti 4-2 Milanin ku argjentinasi,Diego Milito realizoi hat-trik
*Në shkurt të vitit 1910 u regjistrua fitorja më e lartë e Interit ndaj klubit rival të qytetit me rrezultat 5-0
*Nëse Interi realizon më shumë se dy gola ndaj Milanit do arrijë shifrën e 300 golave ndaj Rosonerëve
Lojtarët kyç:
Stephan El Shaarawy
Ylli i ri i Milanit ka realizuar 4 gola në 6 ndeshjet e fundit me skuadrën e tij dhe është rikthyer në një nga lojtarët kryesor në këtë sezon.19 vjeçari mund të jetë edhe nesër një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes.
Antonio Cassano
E la Milanin,por tani te skuadra e re Inter njihet edhe si hero i ri.Edhe ky katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit duke u bërë golashënuesi kryesor i neruazurëve.Nesër nuk do ta ketë lehtë me tifozërinë e Rosonerëve,por Cassano mbetet lojtar i madh.
Roli i gjyqtarit:
Valeri do jetë njeriu i cili do ta udhëheqë super-derbin që në ndeshjen e kaluar ishte plotë e përplotë me raste kontestuese sidomos pas penaltisë së marrur nga Boateng i cili u pengua nga i larguari te QPR,Julio Cesar.Në takimin e fundit mes tyre u ekzekutuan tre penalti të cilat u shëndërruan në gola nga Diego Milito te Inter dhe Zlatan Ibrahimovic tanimë i transferuar te Paris Saint Germain.
./lajmesport.com