
Ylli i Santos dhe talenti i ri i Brazilit, Neymar ka thënë se bashkëkombësi i tij, Ricardo Kaka është një legjendë e vërtetë për kombin e tij.
“Ai është legjendë. Kaka ka qenë lider i kombëtares për vite të tëra, teksa unë shpresoj që ne do të luajmë së bashku për një kohë të gjatë”.
“Të luash përkrah tij do të jetë një gjë speciale, pasi ai është një model për gjeneratën e tij”, tha Neymar.
S.Metbala / lajmesport.com