
Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville ka thënë se sulmuesi aktual i Djajve, Rooney duhet të përmirësohet ende, edhe pse të gjithë mendojnë se ai është në kulmin e karierës së tij, duke u bazuar në formën e e shkëlqyer që ka anglezi.
“Në moshën 26 vjeçare ju duhet të mendoni çdo herë se ka edhe shumë gjëra që duhet të përmirësohen”.
“Ne duhet të shohim Rooneyn duke u përmirësuar, edhe ai duhet ta sheh vetën e tij në këtë mënyrë”, tha Neville.
S.Metbala / lajmesport.com