
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka vazhduar me deklaratën e tij, duke thënë se për të, stilin më të bukur të lojës në botë, e ka skuadra e Los Blancos, dhe se ende nuk ka lindur njeriu i cili do të ja ndërronte mendjen atij për këtë gjë.
“Ne luajmë një futboll të bukur dhe spektakular, unë e shijoj mënyrën sesi luan skuadra e Real Madridit”.
“Njeriu i cili mund të më bind mua se Reali nuk e ka stilin të mirë të lojës, nuk ka lindur ende”.
“Barcelona luan futbollin e mirë, dhe duhet të pranojmë që është vështirë të luhjet kundër tyre, por disa klube tentojn të kopjojnë lojën e saj. Thjeshtë Reali luan lojën e vet, e cila është unike”, tha Mourinho.
S.Metbala / lajmesport.com