
Trajneri i Napolit, Mazzarri ka hedhur poshtë zërat që klubi i tij është Anti-Juventus, pasi ka thënë se ata shikojnë vetëm rrugën e tyre dhe se dëshirojnë të vazhdojnë në këtë formë.
“Kjo është një ndeshje që do të jetë e mirë për moralin, por vetëm në fund të sezonit ne do të kemi një ide të qartë të të gjitha rezultateve dhe të shohim se ku jemi”.
“Ne kurrë nuk kemi thënë që Napoli është Anti-Juventus. Gjithçka që ne duam të bëjmë, është të vazhdojmë në këtë rrugë ku jemi”, tha Mazzarri për Corriere dello Sport.
S.Metbala / lajmesport.com