
Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny ka thënë se atij nuk i pëlqen aspak përballja me sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez pasi sipas tij, ai është një simulues i madh.
”Cili është sulmuesi që e urrej ta kem përballë?Suarez sepse nuk më pëlqejnë aspak sfidat me atë. Kur luajtëm takimin nga 13:30 ishte tepër e vështirë dhe kisha probleme me atë, një simulues i madh”.
”Në atë ndeshje ai bëri hedhje dhe në anglisht tentoi të më thoshte se ishte penalti, por ai simulon shpesh”, tha francezi. /lajmesport.com