
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka përshkruar lojtarin më të mirë në botë, ku sipas mendimit të tij duhet të bëhet bashkim i disa lojtarëve tjerë, për të formuar një lojtar më të mirë planeti.
“Lojtari perfekt? Fuqia e Falcaos në ajër, personaliteti i Puyol, e djathta e Xavit, e majta dhe talenti i Mesit, taktika vërrejtjes nga Busquets dhe syri i Ronaldos për gol. Bashkimi i këtyre, do të formonte një lojtar perfekt”.
Iniesta më pas ka folur pak për Messin duke thënë: Unë kam luajtur shumë me Messin, dhe sinqerisht nuk ka parë asnjë tjetër të jetë si ai. Secilën ditëm secilën ndeshje, secilin vit, ai bëhet i mirë dhe më i mirë. Ai është shumë i ri, me një karrierë të gjatë para tij”, tha Iniesta për Marca en Zona.
S.Metbala / lajmesport.com