
Ylli i LA Galaxy, Landon Donovan do të jetë fans i Real Madridit në ndeshjen e nesërme kundër Barcelonës, dhe prêt që tre pikët e këtij takimit të arkëtohen në llogarinë e Los Blancos.
“Për të gjithë ne fansat e futbollit, është një ndeshje të cilën duhet ta shikojmë secilin vit, ose shumë herë në një vit. Do të jetë një ndeshje emocionale”.
“Është vështirë të vendoset se kush do e fitojë takimin por shpresojë të jetë një ndeshje e mirë me shumë gola”.
“Sidoqoftë, unë do thoja Real Madridi, pasi i duhet më shumë fitorja”, tha Donovan.
S.Metbala / lajmesport.com