
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është shprehur i lumtur me lojën që ka luajtur klubi i tij në ndeshjen e sotme me Interi, por jo me rezultatin e këtij takimi i cili sipas tij nuk ishte fare real.
“Sot ne u dënuam nga një tjetër goditje dënimi. Ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë, teksa Interi goditi vetëm dy herë në portën tonë”.
“Njerëzit nuk duhet të gjykojnë gjithçka te ne. Ata duhet të shikojnë mirë performancën tonë, edhe pse kërkoj falje për humbjen. Në pjesën e dytë nuk ishte lehtë të sulmojmë kundër një klubi i cili u mbrojtë me 10 lojtarë”, tha Allegri pas takimit.
S.Metbala / lajmesport.com