
Tani do ju sjellim pak edhe nga karriera e bujshme e Steve Bould.
Për të gjithë ata që nuk e njohin ky është njeriu që ndoshta do rikthejë kohat më të bukura të klubit më të suksseshëm londinez,Arsenal.
Steve Bould e mori rolin e zëvendës trajnerit te Gunners,pasi Pat Rice la skuadrën duke u pensionuar nga futbolli.
Roli më i madh i Bould është vërejtur te mbrojtëja e Arsenalit që është e vetmja në Premier League që nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e para.
Steve Bould lindi më 16 nëntor të vitit 1962 dhe si i ri kishte luajtur te skuadra e Stoke City.

Ai u bashkua me Arsenalin për £390,000 më 13 qershor të vitit 1988.
Steve Bould ishte trajner i akademisë te skuadra që tani udhëhiqet nga Arsene Wenger.
Anglezi luajti rol të veçantë që tani Arsenali është skuadra e tretë më e fuqishme në Ligën Premier [Historinë e saj].
Si trajner i akademisë së Arsenalit ai kishte fituar dy herë rradhazi Premier League dhe njëherë Fa Cup.
Steve Bould njëkohë kishte luajtur edhe te macat e zeza,pra Sunderland./lajmesport.com