
Trajneri i kombëtares braziliane, Mano Menezes ka pasur vetëm fjalë të mira për skuadrën Barcelonës, dhe mënyrën sesi ata kanë ndryshuar futbollin në disa vitet e fundit, me lojën e saj moderne.
“Nëse ju shikoni te Barcelona, në disa vite të fundit, do të shihni se kanë përdorur çdo mënyrë, dhe secilën taktikë që ekziston”.
“Ata kanë bërë gjëra të cilët kanë mundur që bëjnë të thoni: “Ata nuk mund të bëjnë këtë gjë, kjo gjë taktikisht nuk është e mundur”, tha Menezes.
S.Metbala / lajmesport.com