
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka pohuar se Arsenali këtë sezon është në formë të jashtëzakonshme dhe se është njëri ndër kandidatët kryesor për të fituar titullin e Premier League.
“Arsenali mund të garojë për titull këtë sezon”.
“Ata tani janë më të mirë sesa sezonin e kaluar, edhe pse kanë humbur disa lojtarë të mirë. Ndoshta, janë më të mirë pasi këtë sezon kanë më pak presion. Ata kanë humbur Van Persien dhe Song, por ata kanë blerë lojtarë të cilët kanë eksperiencë dhe kualitete”, tha Mancini për reporterët italianë.
S.Metbala / lajmesport.com