Tani ju sjellim edhe top 10 ndeshjet më të mira të zhvilluara në stadiumin e Wembley.
1923-Bolton 2-0 West Ham
Kjo ishte ndeshja e parë finale për kup në stadiumin Wembley e fituar me rrezultat 2-0 nga skuadra e Boltonit.
1928-Angli 1-5 Skotland
Anglia kishte pësuar një nga humbjet më të mëdha në histori madje nga Skotlanda 5-1.
1953-Blakcpool 4-3 Bolton
Kjo ishte ndeshja e FA Cup kur po zhvillohej finalja e madhe e përfunduar në mënyrë dramatike me rrezultat 4-3.
1953-Angli 3-6 Hungari
Kjo ishte fundi i historisë angleze që kishte arritur rekorde duke u treguar e pamposhtur në shtëpinë e saj.Hungaria shaktërroi gjithçka duke fituar me rrezultat mjaftë bindës 3-6.
1966-Angli 4-2 Gjermania Përendimore
Kjo ishte ndeshja kur Anglia në krye me Peters dhe Bobby Moore arriti ta mposhtë atë kohë Gjermaninë Përendimore e cila tani nuk ekziston për arsye të bashkimit të gjermanëve.
1968-Man.Utd 4-1 Benfica
Kjo ishte ndeshje e Kupës Europiane e fituar nga Manchester United 4-1 ndja skuadrës portugeze Benfica,por në lojë shtesë.
1977-Angli 1-2 Skotland
Edhe viti 1977 nuk ishte i mirë për Anglin e mposhtur me rrezultat 1-2 nga Skotlanda.
1979-Arsenal 3-2 Manchester United
Kjo ishte ndeshje shumë interesante ku Arsenali ishte duke fituar 2-0,por United për katër minuta realizoi dy gola për ta barazuar rrezultatin.Mirëpo një gol tjetër i Gunners përfundoi gjithçka.
1992-Barcelona 1-0 Sampdoria
Kjo ishte finalja e Kupës Europiane e fituar nga katalunasit ndaj skuadrës italiane,Sampdoria në lojë shtesë.
2011-Barcelona 3-1 Man.Utd
Barcelona sërish mbyll këtë përmbledhje me ndeshjen e fituar 3-1 ndaj Manchester United në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me golat e Messit,Pedros dhe David Villa,kurse te United shënoi anglezi,Wayne Rooney./lajmesport.com