
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka rinovuar kontratën me klubin e tij aktual, duke shuar kështu zërat për një largim të mundshëm të tij nga Anfield.
“Liverpooli sot konfirmon se Suarez ka nënshkruar një kontratë afatgjate me klubin”.
“Suarez ka vërtetuar të ardhmen e tij te Liverpooli, duke rinovuar kontratën e tij sonte mbrëma”.
Suarez tani do të mbetet në Anfield deri në vitin 2017.
S.Metbala / lajmesport.com