Tani nëpërmjet një speciale ju sjellim yjet që mund të largohen nga La Liga.
Koha po afrohet dhe tani pritet që transferimet e mundura të realizohen.
Ndërsa ne fillojmë listën e yjeve që pritet të largohen nga klubet e tyre.
Adriano pritet që t’i thotë lamtumirë katalunasve pas transferimit të Jordi Albas dhe rikthimit të Eric Abidal që pritet të ndodhë në dhjetor.
Adriano luajti 29 ndeshje për Barcelonën dhe realizoi 1 gol dhe 7 asistime.Vlera e tij është rreth 6 milionë euro,klubet e interesuara janë Juventus dhe Flamengo,kurse gjasat për largimin e tij janë 60%.
Malaga ndodhet në krizë dhe kjo mund të shfrytëzohet nga klubet e tjera për transferimin e yjeve të klubit spanjoll.Santi Cazorla dhe Rondon u larguan dhe Isco pritet të jetë ylli rradhës që largohet nga klubi i Pellegrinit.Man.Utd,Arsenal dhe Barcelona janë skuadrat e interesuara për lojtarin që vlen 15 milionë euro.Shanset për largimin e tij janë 50%.
Kaka që luajti me Realin 39 ndeshje realizoi 8 gola dhe 14 asiste pritet të jetë lotjari i vetëm ”kryesor” që largohet nga skuadra e Real Madridit.Vlera e tij është 25 milionë euro,kurse klubi i vetëm i interesuar është Milani.Shanset për largimin e tij janë 65%.
Fernando Llorente vitin e kaluar ishte padyshim më i miri te Bilbao.46 ndeshje,29 gola dhe 4 asistime nga sulmuesi shtatlartë spanjoll kanë bërë që Juventus,Tottenham dhe Liverpool të interesohen në të.Shanset e largimit të tij janë 50%.Vlera e tij është 25 milionë euro.
Javi Martinez zhvilloi 52 paraqitje për klubin bask nga të cilat realizoi 4 gola dhe vetëm një asistim.Vlera e tij është 40 milionë euro,kurse klubet e interesuara janë Barcelona,Manchester City dhe skuadra gjermane,Bayern Munich.Shanset për largimin e tij gjatë kësaj vere janë 50%.
Kjo mbyllet me lojtarin që pothuajse do largohet sigurt nga Reali i Madridit,Nuri Sahin.Turku nuk po ka aspak hapësirë dhe pritet të paktën të huazohet diku.10 ndeshje,1 gol dhe 1 asistim ishin statistikat e tij te Reali.Vlera e tij shkon në 15 milionë euro dhe klubet e interesuara janë: Valencia,Dortmund,Arsenal dhe Man.Utd.Shanset për largimin e tij janë 70%./lajmesport.com