Tani do j’u sjellim pesë gjërat që i mësuam nga miqësoret e zhvilluar dje që dhuruan spektakël në vete.
Ndeshja e parë i takoi katalunasve që e mposhtën United pas penaltive me rrezultat 2-0,shënuar Pique e Xavi,dështuan Young e Nani.
Ndeshja e dytë shkoi perfekt për Realin që deklasoi Milanin me rrezultat 5-1.
Ndërsa më poshtë sjellim pesë gjërat që mësuam nga këto takime:
1.Alba është perfekt në pozitën si mbrojtës i krahut të majtë
Jordi Alba të mërkurën ka stërvitur për herë të parë me Barcelonën.Ish anëtari i Valencias luajti në Lojërat Olimpike,por edhe në Euro 2012,megjithatë ai ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen miqësore e zhvilluar dje ndaj Manchester United.
2.Porta e Barçës në duar të sigurta
Thuhej se Barcelona nuk ka portier të mirë,por këtë e mohuan të dy edhe Pinto edhe Victor Valdes.Ata treguan paraqitje perfekte duke mos u mposhtur asnjëherë madje as gjatë penaltive.Veq rasteve Valdes mbrojti edhe një penalti të Rooney gjatë takimit,kurse Pinto mbrojti dy penalti gjatë ekzekutimit të tyre nga dy skuadrat.
3.Di Maria është i pandalshëm
Di Maria dje ishte lojtari më i mirë i Realit së bashku me Cristiano Ronaldon.Argjentinasi që në fillim tregoi se ndjehet në form dhe tërë takimin ishte fenomenal duket qenë i pandalshëm për skuadrën e Milanit,e deklasuar 5-1.
4.Kaka tregon klasin e tij
Kaka nuk luajti gjatë me Realin,por ai tregoi klasin e tij duke dhuruar tre asistime për një kohë të shkurtër,por prap se prap ka gjasa të mëdha për rikthimin e tij te skuadra italiane,Milan.
5.Sahin nuk do qëndroj gjatë te Reali
Sahin nuk do mbetet gjatë te skuadra e Real Madridit.Kjo duket më se evidente,pasi Sahin nuk luajti dje ndaj Milanit minutat që i kërkon te kjo skuadër.Karanka thoshte se ai mund të luajë mbrojtës i krahut të majtë,por kjo nuk e kënaq aspak mesfushorin turk./lajmesport.com