
Një ndër temat që është komentuar më së shumti këto ditët e fundit është se Arsenali nuk ka shënuar asnjë gol në dy ndeshjet e parët të Premier Ligës.
Mungesa e Robin Van Persiet po shifet qartë tek Arsenal pasi skuadra e udhëhequr nga strategu francez Arsene Wenger assesi nuk po mund të shënoj gola.
Olivier Giroud i ardhur nga Montpellier ka lënë shumë për të dëshiruar në këto dy javë të para të Premier Ligës Angleze.

Santi Cazorla i transferuar nga skuadra spanjolle e Malagas ka shkëlqyer në këto ndeshje të tij me skuadrën londineze por topat e tij assesi nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë Lukas Podolski e Olivier Giroud.

Lukas Podolski ka shkëlqyer në ndeshjen parasezonale ndaj Kolnit me dy golat e tij ndërsa për Premier Ligën Angleze ai assesi nuk po arrin të shënoj dhe sigurisht kjo lojë e tij po lë shumë për të dëshiruar tek Arsenali.
Sigurisht se kjo mungesë e golave tek Arsenali do bëj që drejtuesit të kërkojnë risi te skuadra e tyre teksa mund të ndodh ndonjë transferim në këto ditët e fundit të verës si dhe gjithashtu pritet me padurim rikthimi i Jack Wilshere.
Si mendoni,cili nga transferimet e Arsenalit do shënoj i pari me skuadrën londineze?
Z.Gagica / lajmesport.com