
Pas Interit tani vazhdojmë me skuadrën e dytë të përzgjedhur nga kampionati italian,Serie A,Milano.
Rosonerët i keqësuan të themi tej mase punët me tifozët e tyre pas shitjes së dy lojtarëve kryesor,Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva ku ky i fundit njëherë zgjati kontratën deri më 2017,por në fund u bashkua me klubin francez PSG që i’a morri të dy yjet klubit italian.
Tifozët ishin aq të hidhëruar sa që një ditë vendosën lule dhe njoftime para stadiumit,San Siro ku nëpërmjet tyre treguan se Milani kishte vdekur.
Kjo normalisht i dha lajm tronditës udhëheqësve të klubit Rosoner që tani do mendojnë për transferime të mëdha që skuadrës do i sjellin fuqinë që e kishin me Ibran dhe Silvan.
Veq këtyre të fundit tani edhe Antonio Cassano lidhet me largimin nga Milani dhe më pas për t’u bashkuar me skuadrën tjetër italiane,Genoa që dëshiron zëvendësimin e Palacios që u transferua te Interi.
1. Neymar [Santos]
Edhe nëse ka nevojë të presin Milani duhet ta bëjë atë,pasi Neymar mund të përshtatej shumë te klubi italian.Neymar ka edhe dy vite kontratë me Santosin,por padyshim themi se Milani do ishte vend ideal i tij edhe pse ai nuk ka shprehur një dëshirë të vogël për të kaluar te skuadra më e trofeshme europiane.
2. Matri [Juventus]
Matri as nuk i afrohet nivelit të Ibrahimovic tani,por ish sulmuesi i Catanias premton më shumë për të ardhmen dhe Milani mund të jetë destinacioni i tij i rradhës,pasi të dy klubet janë afër marrëveshjes për realizimin e këtij transferimi./lajmesport.com