Manchester United vitin që shkoi mbeti pa asnjë tituj,por nuk mbeti pa trajnerin legjendar Ferguson që kishte deklaruar se do largohej nga Dijajtë kur nuk do fitonte asnjë titull.
Sezoni i kaluar për United ishte vërtetë i hidhur sidomos eliminimi në grupe të Ligës së Kampionëve nga Bazeli,por edhe humbja e Premier League në minutat e fundit që i dha një shije të hidhur tërë klubit.
Por fatmirësisht Ferguson ka paralajmëruar se ai vit nuk do përsëritet,pasi Manchester United do jetë aktiv në afatin kalimtar veror.
Këtë deri tani klubi më i famshëm anglez [19 tituj në Premier League] nuk e ka dëshmuar,pasi ka transferuar vetëm japonezin Shinji Kagawa për 17 milionë funte.
1. Van Persie [Arsenal]
Me transferimin e Van Persiet skuadra e Manchester United do bëhej fuqi e jashtëzakonshme pasi në partneritet me Rooney nuk ka as parashikime se çfarë do bënin kjo dyshe që padyshim do ishte më e forta në Premier League.RVP nuk e ka zgjatur ende kontratën me Gunners,por ende nuk dihet se ku do vazhdojë karriera e tij.
2. Lucas Moura
Për yllin brazilian United është tejet i interesuar pasi ai shihet si zëvendësim i Cristiano Ronaldos mungesa e të cilit ende ndjehet te klubi anglez.Moura ndodhet shumë afër transferimin te Man.Utd dhe vetëm nënshkrimi i tij mungon që gjithçka të finalizohet./lajmesport.com