Skuadra e Arsenalit llogaritet si pretendent për titull në Ligën Premier qe shumë vite së bashku me skuadrat,Man.Utd,Chelsea dhe Liverpool.
Por tani kjo skuadër e famshme angleze po ballafaqohet me mungesën e titujve që nuk zbarkuan në Londër për një kohë të gjatë.
Fajtori kryesor për këto mos suksese nga shumë analistë,por edhe nga vetë fansat e Arsenalit llogaritet,Arsene Wenger për arsye të mos angazhimit të tij në blerjet e lojtarëve me përvojë gjatë verës apo janarit.
Klubi më i suksesshëm londinez deri tani ka realizuar vetëm dy blerje që i kushtuan afro 30 milionë euro,e ata janë Lukas Podolski dhe 25 vjeçari Olivier Giroud që do bartë numrin 12.
Veq këtyre transfereve klubi ka problem me kapitenin e tyre që në mendje duket se nuk e ka Arsenalin për të cilin ishte lojtari kryesor duke realizuar 30 gola në Premier League.E veq tij as Theodor Walcott nuk e ka zgjatur kontratën edhe pse ky i fundit sipas gjitha gjasave do mbetet te klubi aktual i tij duke marrë parasysh deklaratat e agjentit,por edhe të tija.
Mbajtja e Van Persiet do llogaritet padyshim si transferim i Gunners,pasi nëse holandezi qëndron do marrë pagë jashtëzakonisht të madhe te klubi i tij.
Por se cilët lojtarë duhet t’i transferojë Arsenali keni listën e mëposhtme:
1.Santi Cazorla [Malaga]
Mesfushori spanjoll definitivisht duhet të jetë objektivi kryesor i Wenger,pasi përvoja e krijuar nga 27 vjeçari mund t’i ndihmojë Arsenalit në rrugët e saj drejtë sukseseve që deri tani ishin plotë errësirë.Spanjolli që njihet me goditjet e tij me të dyja këmbët tregoi form fenomenale me klubin e Malagas dhe ndodhet shumë afër kalimit te Gunners.Ai që tani llogaritet si lojtar i Arsenalit dhe vërtetë mungon zyrtarizimi.
2.Yan M’Vila [Rennes]
Lojtari tjetër që do i hynte në punë Arsenalit,pa dyshim është edhe Yan M’Vila.Francezi është kërkuar me ngulm nga bashkombasi i tij Wenger,por ende nuk ka asgjë zyrtare.Veq Arsenalit për të janë interesuar edhe shumë klube si Interi apo Real Madridi,pasi M’Vila llogaritet një nga talentët më të mëdhenj francez dhe konsiderohet edhe si legjenda e Arsenalit,Vieira.
Veq këtyre lojtarëve për klubin e Arsenalit që deri tani është – 21 milionë euro do nevojitej edhe një mbrojtës i klasit botëror dhe pos këtyre nuk duhet harruar shitja e lojtarëve si,Squillaci, Park Chu-Young,Bendtner apo Maurone Chamakh/lajmesport.com