
Klubi brazilian, Sao Paulo ka konfirmuar se ylli i klubit, Lucas Moura është në rrugë të drejtë për tu transferuar te klubi francez, PSG.
“PSG ka bërë një tentim për Lucas. Leonardo ka një marrëdhënie shumë të mirë me Sao Paulon, edhe pse një vendim definitiv nuk është bërë ende”.
“Është çështje financiare. PSG është një klub i madh në futbollin Europian, dhe nëse lojtari dëshiron dhe klubet pajtohen, atëherë nuk e di pse kjo gjë nuk mund të ndodhë”, tha zëvendës-presidenti i klubit për Le 10 Sport.
S.Metbala / lajmesport.com