Sonte me fillim nga ora 20:30 në stadiumin kombëtar,Qemal Stafa takohen Shqipëria dhe Moldavia.
Kombëtarja në krye me italianin De Biasi ka treguar formë mjaftë të mirë dhe ndeshjen e fundit ata mposhtën 1-0 edhe Iranin.
Për ndeshjen ndaj Moldavisë De Biasi ka ftuar edhe dy lojtarë nga Kosova, Mergim Mavraj dhe Etrit Berisha.
Skuadrës sonë i është kthyer edhe bomberi,Hamdi Salihi i cili pritet të startojë bashkë me shtatlartin Erjon Bogdani.
Formacioni i mundshëm:
Samir Ujkani
Lila,Dallku,Cana,Vila
Hyka,Bulku,Bakaj,Odise Roshi
Hamdi Salihi,Erjon Bogdani
De Biasi jashtë skuadrës ka lënë edhe Kristi Vangjelin dhe disa lojtarë nga skuadra bazë.
Për kapitenin,Lorik Cana ndeshja ndaj Moldavisë është tejet e rëndësishme.
Për të treguar edhe njëherë sa larg Europës jemi,janë përkujdesur dritat që sonte do mungojnë,por ndeshja do ndriçohet me gjenerator.
Parashikimi i autorit: Shqipëri 1-0 Moldavi./lajmesport.com