Dita: 23 Gusht, 2012 – E enjte
Ora: 22:30
Vendi: Camp Nou – Barcelona
Gara: Superkupa e Spanjës
Gjyqtar: Carlos Clos Gomez
Teksa tensioni ndërmjet dy trajnerëve është rritur shumë që nga gushti i vitit të kaluar, ata do të tentojnë të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë, vetëm në fushë, në derbin që do të zhvillohet sonte dhe që pritet me padurim nga shumë adhurues të futbollit, pavarësisht se tifoz të cili klub janë.

Sezoni i ri në botën e futbollit, fillon në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi për një javë do të kemi dy El Classico, të cilët deri në minutën e fundit priten të jenë drithërruese dhe emocionuese.
Pasi që e dimë që ndeshja zhvillohet në Camp Nou, pritet që Real Madridi të mos rrezikojë shumë në këtë takim, ku do të kërkojë një barazim i cili mëse do t’i konventonte Mbretërve, të cilët do shpresonin të fitojnë në ndeshjen kthyese.
Barcelona, në këtë takim do të futet për asgjë tjetër përpos fitores, pasi nuk i konvenon asnjë rezultat tjetër, në Camp Nou, i cili pritet të jetë i mbushur me Blaugranasit, të cilët nuk do të ndalen për 90 minuta.
Humbja më e madhe për Jose Mourinhon për këtë takim, është mungesa e Pepes, i cili është lënduar në ndeshjen ndaj Valencias. Ai do ta ketë shumë të vështirë të zëvendësojë atë, pasi që e dimë në El Classicot e fundit, ai ka qenë njëri ndër vendimtarët për Los Blancos.

Përbërjet:
Barcelona
Alex Song pritet të jetë në skuadrën e Barcelonës në këtë takim, dhe mund të luaj ndonjë minutë, kah fundi. Alexis Sanchez, Andres Iniesta, David Villa dhe Gerrard Pique sipas të gjitha gjasave ndeshjen do ta fillojnë nga stoli.
Thiago Alcantara, nuk do të jetë fare në këtë takim për shkak të lëndimit të tij.
Real Madrid
Pepe do të mungojë në këtë takim për shkak të lëndimit që pësoi në kok në ndeshjen e fundit kundër Valencias.
Raul Albiol pritet të zë vendin e tij, teksa Marcelo, Sami Khedira dhe Benzema shpresojnë të fillojnë nga fillimi takimin.

Formacion i mundshëm:
Barcelona 4-3-3
—————-Valdes—————–
——Alves, Puyol, Mascherano, Alba—–
——–Xavi, Busquets, Fabregas——
———Pedro, Messi, Iniesta——–
Real Madrid 4-2-3-1
————–Casillas————–
—-Arbeloa, Albiol, Ramos, Marcelo—-
———–Khedira, Alonso——–
——-Di Maria, Ozil, Ronaldo——
—————Higuain———-

A e dini se?
Barcelona takohet me Real Madridin për herën e 220 në të gjitha garat, ku Blaugranët kanë 86 fitore teksa Mbretërit 87.
Barcelona ka humbur vetëm një herë në 8 ndeshjet e fundit me Real Madridin në të gjitha garat. 4 Fitore, 3 Barazime, 1 Humbje.
Barcelona ka fituar tre sezonet e fundit Superkupën: 2009 ndaj Bilbaos, 2010 ndaj Sevillas dhe 2011 ndaj Real Madridit.
Lionel Messi ka shënuar 13 gola në 19 El Classico në të gjitha garat. Vetëm Cesar Rodriguez ka shënuar më shumë për Barcelonën kundër Realit, gjithsej 14.
Real Madrid ka humbur vetëm një herë në Camp Nou me Jose Mourinhon. 1 Fitore, 2 Barazime, 1 Humbje
8 nga 10 kartonat e kuq të fundit në El Classico janë dhënë për lojtarët e Real Madridit.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 6 gola në 16 ndeshjet e tij kundër Barcelonës, duke përfshirë këtu edhe kohën si lojtar i Manchester United.

Parashikim: Barcelona 1-1 Real Madrid
Çka mendoni ju, si do të përfundojë ky takim? Shprehuni në hapësirën për komente…
S.Metbala / lajmesport.com