Friday, May 24th, 2013

Ministria e Sportit të Kosovës investon 1 milionë e 80 mijë euro në 11 stadiume

Published on August 14, 2012 by   ·   4 Comments

MKRS në krye me Z.Memli Krasniqin janë përgaditur mjaftë mirë për sezonin e ri që fillon më 20 gusht.

Ata kanë investuar plotë 1 milionë e 80 mijë euro në 11 stadiume që tregon se Kosova po shkon drejtë UEFA dhe FIFA me të drejta të plota dhe të paraqitet me simbole shtetërore.

FFK nëpërmjet faqes zyrtare në interenet ka paraqitur:

Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Prizren, një investim prej 120 mijë eurove.
Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Mitrovicë, një investim prej 40 mijë eurove.
67 mijë euro do të investohen për renovim të stadiumit të qytetit të Pejës.
Për renovimin e stadiumit në Gjakovë investim prej 47 mijë eurove.
Renovimi i Stadiumeve në Shtime, një investim prej 80 mijë eurove
Renovimi i stadiumit në Kaçanik, investim prej 33 mijë eurove
Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Skenderaj, me një investim prej 160 mijë eurove
Renovimi i Stadiumit Flamurtari në Prishtinë, një investim prej 32 mijë eurove
Renovimi i Stadiumit në Fushë Kosovë, investim prej 33 mijë e 356 euro.
Renovim i Stadiumit të klubit Hysi në Podujevë, me një investim prej rreth 35 mijë eurove.
Pa tjetër duhet përmendur investimin më të madh që ka vendosur ta bëjë MKRS, në renovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku MKRS ka ndarë 500 mijë euro. Ky investim është tepër i rëndësishëm për faktin ky është një nga stadiumet më të kompletuara në Kosovë dhe ky investim është tepër i mirëseardhur në kohën kur FFK-ja po bën përpjekje për të dal nga izolimi dhe investimi në këtë stadium krijon kushte normale për zhvillimin ndeshjeve ndërkombëtare. Ministri Krasniqi sa i përket këtij stadiumi ka thënë se është marrë vendim që të bëhet renovimi i tërësishëm i këtij stadiumi dhe kjo është vetëm faza e parë e punës. Ne presim që vitin e ardhshëm të vazhdojë renovimi, deri në bërjen e një stadiumi vërtetë të kompletuar për ndeshje ndërkombëtare.
Investimet totale në këto 11 stadiume kapin shifrën prej 1 milionë e 80 mijë euro dhe të gjitha një investim i MKRS-së./lajmesport.com

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

andrea

Sezoni katastrofik i Inter 2012-2013

Inter ka arritur rekorde të reja këtë sezon, ...
jose

Gabimet e Jose Mourinho sipas “Marca”

Shumë zhurmë për asgjë. Të tillë e cilëson ...
real-madrid-atletico-madrid-121129

Real Madrid – Atletico Madrid derbi në statistika

Derbi i Madridit njihet si një nga sfidat ...

Advertisements

4 Pics 1 Words | Ruzzle Cheat | Icomania Answers