Sunday, May 26th, 2013

El Clasico: Ronaldo vs Messi

Published on August 29, 2012 by   ·   15 Comments

Lajmet për El Clasicos nuk do ndalen aspak te Lajmesport.com.

Tani vazhdojmë analizën për paraqitjet e Lionel Messi dhe yllit tjetër portugez,Cristiano Ronaldo.

Fillojmë me argjentinasin,Lionel Messi forma e të cilit është padyshim më e mirë se e gjithë lojtarëve në botë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Barçës,Tito Vilanova.

Messi në 3 ndeshjet e fundit realizoi 5 gola për katalunasit njëri prej të cilëve edhe ndaj Real Madridit nga pika e bardhë.

Argjentinasi ka thyer rekord,pasi ka realizuar katër gola në dy ndeshjet hapëse dhe këtë nuk e ka bërë askush në La Liga.

Messi ishte lojtari kryesor edhe në ndeshjen ndaj Osasunas ku realizoi dy gola të shpejtë për të i’a siguruar fitoren 2-1 Barçës.

Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në përgjithësi me Los Blancos.

Në ndeshjen ndaj Barcelonës ishte mjaft i mirë,pasi veq golit kishte vrapuar vërtetë shumë.

Ylli portugez ende nuk e ka gjetur golin e parë në La Liga,por trajneri Jose Mourinho dhe lojtarët e Realit kanë besim në rikthimin e tij.

Të dy u cilësuan si të barabartë në ndeshjen e kaluar në El Clasico duke u notuar me notën 3.5.

Por se cili do paraqitet sonte më mirë do ta shohim pas orës 22 e 30./lajmesport.com

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

andrea

Sezoni katastrofik i Inter 2012-2013

Inter ka arritur rekorde të reja këtë sezon, ...
jose

Gabimet e Jose Mourinho sipas “Marca”

Shumë zhurmë për asgjë. Të tillë e cilëson ...
real-madrid-atletico-madrid-121129

Real Madrid – Atletico Madrid derbi në statistika

Derbi i Madridit njihet si një nga sfidat ...

Advertisements

4 Pics 1 Words | Ruzzle Cheat | Icomania Answers