
Pasi skuadra e Liverpoolit në disa vitet e fundit, asesi nuk po arrin që të gjej formën e saj, LajmeSport.com ka bërë një artikull në formë analize, rreth formacionet që mund të përdor Brendan Rodgers me fillimin e sezonit të ri.
Liverpooli për të filluar sezonin në mënyrën më të mirë, së pari duhet të bëj një apo dy transferime, që të ketë një skuadër më të kompletuar, dhe natyrisht lojtarët aktual që i ka, të mos i nxjerrë në merkaton e transferimeve, siq është duke u bërë me Skrtel.
Formacioni më i mirë i Liverpoolit për 2012-13:
——————-Reina——————
—Johnson, Skrtel, Coates, Enrique——-
—-Leiva, Gaston Ramirez, Gerrard——-
——–Dempsey, Borini, Suarez———
Ky formacion shihet shumë ideal nga ne për Liverpoolin. Me transferimin e Gaston Ramirez dhe Clint Dempsey, formacioni i The Reds pritet të jetë mjaftë i kompletuar.
Ndoshta do të kundërshtoni se në formacion nuk është Daniel Agger, por me atë çfarë ka treguar Coates në sezonin e kaluar me shumë pak minuta, vlen të jetë në formacionin e parë, duke shikuar dhe moshën e tij, pasi mund të jetë e ardhmja e Anfield.
Çka mendoni për këtë formacion? Do të kishit shtuar ndonjë lojtar? Shprehuni në hapësirën për komente…
S.Metbala / lajmesport.com