
Mesfushori i Malagas, Jeremi Toulalan është në drejtim të largimit të klubit të tij, mirëpo sipas agjentit nuk ka gjasa që ai të transferohet te Barcelona.
“Klubi kërkon të shesë, dhe shihet se Jeremy është njëri ndër lojtarët që do të largohet nga këtu”.
Sidoqoftë, në lidhje me transferimin e tij te Barcelona, gjë këtë të cilën e kanë raportuar mediat ditëve të fundit, ai është përgjigjur: “Barcelona nuk është e interesuar për të”.
S.Metbala / lajmesport.com