Skuadra e Arsenalit shënoj një fitore të thellë 4-0 ndaj gjermanëve të Kolnit që na bënë të kuptojmë se Arsenal është kthyer më e fortë se vitin e kaluar ndërsa ne si portali LajmeSport.Com do sjellim tek ju 5 Arsye pse fansat e Arsenalit duhet të jetë të kënaqur nga ndeshja me Kolnin.
1. Cazorla është blerje e mirë
Mesfushori i blerë së fundmi nga skuadra e Malagas,Santiago Cazorla po luan shkëlqyeshëm,dhe në ndeshjen e parë të tij me Arsenalin ndaj gjermanëve të Kolnit ai shkëlqeu.
2. Podolski ndihet mirë fizikisht
Në vitet e kaluara Lukas Podolski si në Bayern Munchen si në Koln u lëndua shpesh por siq duket transferimi i tij tek Arsenali i ka bërë mirë,pasi gjermani shënoj plot dy gola që në ndeshjen e tij të parë.
3. Gervinho është gati për në formacionin bazë
Gervinho u ble vitin e kaluar nga Lille tek Arsenali,por në sezonin e tij të parë me anglezët ai dështoj.Në ndeshjen me Kolnin ai bëri një paraqitje briliante që na tregon se ai është gati për formacionin bazë të Wengerit.
4. Van Persie luajti ndaj Kolnit
Përkundër se është i lidhur furishëm me një kalim tek Manchester United,Robin Van Persie ka luajtur në ndeshjen ndaj Kolnit dhe kjo është gjë e mirë për Arsenalin por gjëja që mund të shqetësoj topçinjtë është se ndoshta kjo ka qenë ndeshja e tij e fundit.
5. Wenger ka një plan B,ndoshta edhe C
Bashkë me Lukas Podolskin,Olivier Giroudin,Santi Cazorlan dhe rikthimin e Jack Wilshere skuadra e Arsenalit është rikthyer në më e fortë se kurrë pasi tashmë për secilin pozicion ka të paktën dy apo tre lojtar që janë në formë të mirë dhe mund të luajnë.
Z.Gagica / lajmesport.com