Mark Webber do të qëndrojë me Red Bull Racing per sezonin 2013 te Formula 1, sic ka bere te ditur ekipi, duke i dhënë fund spekulimeve se Australiani mund të kalojë tek Ferrari.
Webber, cdo vit qe ka garuar me Red Bull ka pasur nje kontrate 1 vjecare, dhe ka qene i lidhur me nje kalim tek Ferrari ku do te kishte partner Fernando Alonson ne sezonin 2013.
Por ekipi kampion ne fuqi ka perfunduar tani nje zgjatje te kontrates me fituesin e gares Britanike, i cili tha se qendrimi i tij ne skuader me Sebastian Vettel ishte opsioni me logjik.
“Unë kam qenë me Red Bull Racing që nga viti 2007 dhe kam arritur 9 fitore gjate kesaj kohe”, tha Webber.
“Unë kam nje besim te larte per momentin dhe jam shume rehat ketu. Ne jemi rritur si nivel se bashku gjate viteve dhe une ndjeva gjene e duhur per te qendruar me Red Bull dhe per nje tjeter sezon.
“Ekipi është vazhdimisht duke punuar për të përmirësuar të gjitha fushat dhe ne kemi treguar se së bashku mund të fitojmë gara.”
“Është fantastike të nenshkruash kontraten pasi ke fituar garen e meparshme. Une mirepres sezonin 2013 dhe do te jap maksimumin ne cdo fundjave.”
Shefi i ekipit, Christian Horner shtoi: “Mark ka kryer shume mire 9 garat e deri tanishme dhe performanca e tij ka qene mbreselenese. Pjesa më e madhe e suksesit të tij ne Formula 1 ka qenë gjatë kohës së tij me Red Bull Racing dhe së bashku ne kemi arritur 10 pole, 9 fitore dhe 31 podiume.”
“Ka qenë një dëshirë e fortë nga të dyja anët që të vazhdojmë partneritetin. Ishte një vendim logjik për të zgjeruar marrëdhëniet tona dhe është nje kënaqësi e madhe që të konfirmojme Mark edhe per sezonin 2013.”
Webber u bashkua me Red Bull ne sezonin 2007. 35 vjecari perfundoi i treti ne 2 sezonet e kaluara dhe kishte nje kohe te gjate ne kryesim te kampionatit ne vitin 2010 ku ishte gati per ta fituar. Webber aktualisht është rivali kryesor i Alonsos për titullin e 2012, me nje diference prej 13 pikesh.
A.Zejnullahu / lajmesport.com