
Skuadra e Juventusit ka bërë të ditur në mënyrë zyrtare se ka kompletuar transferimin e Alberto Masi, nga skuadra Pro Vercelli.
Mbrojtësi 19 vjeçar i kreu testet mjekësore te Juventusi sot, para se të nënshkruante dhe kontratën me këtë skuadër.
Ai ka bërë 28 paraqitje me skuadrën e Pro Vercellit, dhe i ka ndihmuar asaj të ngjitet në Serie B, me formën fantastike që kishte sezonin e kaluar.
S.Metbala / lajmesport.com