Tuesday, May 21st, 2013

Vettel kritikon Hamiltonin për shkak të parakalimit siq e quan ai “Idiotik”

Published on July 22, 2012 by   ·   No Comments


Gjermani u parakalua nga Hamilton kur ky i fundit ishte një xhiro mbrapa dhe i kishte gomat me të reja.

“Kjo nuk ishte një gjë e bukur nga Lewis. Unë nuk e kuptoj pse ai po garonte me ne,” tha Vettel. “Nese ai deshironte të ishte i shpejte ai duhet të bënte prapa dhe të krijonte hapesire për të regjistruar xhiro të shpejta.”

Ai shtoi: “Nëse ju doni të jeni i shpejtë dhe nuk keni asnje shans të fitoni garën ju duhet ta respektoni pilotin që keni përpara. Unë nuk prisja që ai të më sulmonte, sepse une nuk shihja ndonje shans që ai të merrte pikë, dhe pastaj u habita kur e pashë atë krah për krah me mua.

Vettel pranoi se koha qe humbi me Hamilton ishte shkak i parakalimit të Button pas Pit Stopit të dytë. Piloti gjerman rimori pozicionin e tij në xhiron e parafundit me një parakalim të dyshimtë.

“Unë mendoj se beteja me Lewis më humbi pozicionin e dytë ndaj Button,” tha Vettel.

Alonso pranoi se beteja e Vettel me Hamilton kishte qenë e dobishme për të, dhe se ai nëse do ishte e nevojshme do e linte Hamiltonin ta parakalonte.

“Në qoftë se Lewis do ishte afër meje në zonen e DRS-s dhe duke u perpjekur të më parakalonte, une nuk do kisha asnjë problem ti lija hapesirë. “Unë e dija se ai ishte një xhiro mbrapa. Unë nuk doja të rrezikoja asgjë. Për mua ishte shumë mirë të kisha Hamiltonin përpara Sebastian Vettel.”

Vettel gjithashtu mendon se Red Bulli i tij nuk ishte mjaft i shpejtë në disa faza të garës, veçanërisht në trafik.

“Në përgjithësi ritmi ishte i mirë, por ishte jashtëzakonisht e vështirë,” tha Vettel.

A.Zejnullahu / lajmesport.com

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

andrea

Sezoni katastrofik i Inter 2012-2013

Inter ka arritur rekorde të reja këtë sezon, ...
jose

Gabimet e Jose Mourinho sipas “Marca”

Shumë zhurmë për asgjë. Të tillë e cilëson ...
real-madrid-atletico-madrid-121129

Real Madrid – Atletico Madrid derbi në statistika

Derbi i Madridit njihet si një nga sfidat ...

Advertisements

4 Pics 1 Words | Ruzzle Cheat | Icomania Answers