Saturday, May 25th, 2013

Speciale: “Verë e nxehtë” në Angli

Published on July 13, 2012 by   ·   12 Comments

Nga këmbëngulja e Cityt për Van Persien,tek Modric që ka bërë gati valixhet.Nga një kalim i mundshëm i Andy Carrollit drejt Milanit si dhe shumë emra të lakuar si lojtar të Tottenhami,kjo pritet të jetë një verë tepër e nxehtë në Angli.

Klubet e Premier Ligës kanë nisur grumbullimin për sezonin e ri, teksa shumica prej tyre është ende duke punuar në merkato për të marrë përforcimet e duhura. Gazeta angleze “The Sun” ka publikuar dhjetë “telenovelat” kryesore të tregut të futbollistëve, të cilat vijojnë si më poshtë…

Robin Van Persie tek Manchester City

Sulmuesi holandez ka refuzuar kontratën e re me Arsenalin dhe “topçinjtë” janë të detyruar ta shesin për të mos e humbur me parametër zero në vitin 2013. Manchester City është favorit për të marrë shërbimet e tij. Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain kanë hequr dorë zyrtarisht, por kujdes nga Manchester United dhe Juventus, dy tjetra klube “gjigante” të interesuara për Van Persien.

Andy Carroll tek AC Milan

Trajneri i ri i Liverpoolit, Brendon Rodgers, duket se nuk është i bindur nga aftësitë e  Karrolit, i cili është nxjerrë në merkato edhe si pasojë e pagës së majme që merr. Klubi i Liverpoolit i ka hapur dyert huazimit të lojtarit të ardhur nga Newcastle dhe Milani është destinacioni më i mundshëm. Në garë për të marrë shërbimet e tij është edhe West Ham United.

Luka Modric tek Real Madridi

Duket se është mbyllur karriera e Luka Modricit tek Tottenhami dhe Jose Mourinho po bën të pamundurën për ta marrë një “Bernabeu” sezonin e ardhshëm. Kroati është objektivi kryesor i Realit të Madridit gjatë merkatos së verës, por çmimi i kartonit të tij mbetet shumë i lartë. Në verën e kaluar, Tottenhami refuzoi 50 milionë euro të ofruara nga Chelsea.

Lucas Moura tek Manchester United

Talenti brazilian konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në Amerikën Latine. Lucas, i grumbulluar edhe nga “Selesao” është një mesfushor me tipare sulmuese, një numër 10 i mirëfilltë. I kërkuar nga shumë klube në Itali dhe Spanjë, duket se Manchester United është në avantazh, nisur edhe nga dëshira e 19-vjeçarit për të luajtur në “Old Traford”

Demba Ba tek Galatasaray

Senegalezi Demba Ba, autor i 16 golave në sezonin e kaluar, mund të largohet nga Newcastle United, sepse ka një klauzolë në kontratë, e cila e lë të lirë kundrejt 10 milionë eurove. Galatasaray është gati t’i ofrojë dyfishin e pagës për ta bindur të transferohet në Stamboll. Megjithatë, drejtuesit e Newcastle po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në ekip edhe për një sezon.

Joao Moutinho tek Tottenham Hotspur/Manchester United

Andre Vilas-Boas, trajneri i ri i Totenhemit, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të marrë Joao Moutinhon nga Porto. Mesfushori, që shkëlqeu në Euro 2012, ka punuar me Vilas-Boasin për dy vjet dhe pikërisht marrëdhëniet e tij me trajnerit mund të jenë një avantazh për Totenhemin, që për ta marrë duhet të mposhtë konkurrencën e Manchester United.

Fabio Borini tek Liverpool

Sulmuesi i Romës, Fabio Borini, është objektivi kryesor i merkatos së verës për Liverpoolin. Duke qenë se “të kuqtë” i kanë treguar derën Andy Carrollit, Borini ka të ngjarë të bëhet partneri i ri i Luis Suarezit në sulm. Trajneri Rodgers ka punuar me Borinin edhe te ekipi i rezervave të Chelseat, edhe te Swansea, ku 21-vjeçari u huazua për gjashtë muaj.

Oscar tek Chelsea

Lajmi që qarkullon prej disa ditësh në shtypin anglez ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, megjithatë të gjitha gjasat janë se braziliani Oskar do të luaj me Chelsean në sezonin e ardhshëm kundrejt 30 milionë eurove. Tottenhami qëndron në pritje nëse bisedimet dështojnë në momentin e fundit, por “spërsat” nuk kanë fuqinë ekonomike të kampionëve të Europës.

Theo Walcott tek Chelsea/Liverpool

Në momentin që mësoi se Robin Van Persie do të largohet nga Arsenali, Theo Walcott shprehu dëshirën për të ndryshuar ambient. Liverpuli është interesuar prej kohësh për shërbimet e tij, por Chelsea mbetet në avantazh për të marrë shërbimet e “sprintierit”. Kontrata e Walcott me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2013.

Hugo Lloris tek Tottenham Hotspur

Marrja e një portieri është prioritet për klubin e Totenhemit. Emri në krye të listës është Hugo Lloris. “Spërsat” janë gati të shpenzojnë deri në 20 milionë euro, por nëse Lyoni do të vazhdojë të kërkojë 25 milionë euro, atëherë Totenhemi mund të trokasë në dyert e italianëve të Interit, për të marrë portierin brazilian Julio Cesar, i nxjerrë në shitje nga klubi zikaltër.

Z.Gagica / lajmesport.com

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

andrea

Sezoni katastrofik i Inter 2012-2013

Inter ka arritur rekorde të reja këtë sezon, ...
jose

Gabimet e Jose Mourinho sipas “Marca”

Shumë zhurmë për asgjë. Të tillë e cilëson ...
real-madrid-atletico-madrid-121129

Real Madrid – Atletico Madrid derbi në statistika

Derbi i Madridit njihet si një nga sfidat ...

Advertisements

4 Pics 1 Words | Ruzzle Cheat | Icomania Answers