Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë dhe Lojërat Olimpike,Londra 2012 do startojnë.
27 korriku do jetë ditë e madhe për tërë botën,por për ne sidomos Kosovën data kryesore do jetë 29 korriku kur edhe do paraqitet olimpistja jonë e vetme Majlinda Kelmendi.
Vajza nga Peja e lindur më 3 maj të vitit 1991 luan për herë të parë në një eveniment të tillë të madh.
Ajo u lindë në Pejë në një qytet me traditë të sportit ku edhe kreu stërvitjet e saj me trajnerin,Dritonin.
Ishte pikërisht ky i fundit që e zhvilloi xhudon kosovare duke e pruar në ditët dhe emocionet që ne po i përjetojmë tani.
Majlinda duket gati dhe më e emocionuar se kurrë,pasi para vetës ka sfidën historike dhe të karrierës së saj.
Suksesi i saj i fundit ishte në Kupën Botërore të kategorisë A për seniore “Grand Prix”, që u mbjat në Tunizi ku ajo fitoi medaljen e artë.
Çështja më e diskutuar ishte paraqitja me flamurin shqipëtar gjë e cila nuk e pengon aspak Majlindën.
Ajo rreth kësaj çështje tha se nuk ndjehet aspak e mërzitur dhe madje ndjehet më e lumtur që paraqitet me flamurin kombëtar.
Majlinda turin e fillon saktësisht në 29 korrik/lajmesport.com