
Siq duket PSG nuk e ka ndërmend të dorëzohet deri në ditën e fundit të kësaj merkatoje, për dyshen e famshme të Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silvan.
Thiago Silva ditë më parë ka rinovuar kontratën e tij me Milanin, por ishte Galliani ai i cili e rifilloi këtë gjë, pasi dy ditë më parë ka thënë se, edhe pse Silva ka rinovuar kontratën, ai përsëri mund të largohet nga Rosonerët.
Përpos Thiago Silvas, ishte Galliani ai që ka thënë gjithashtu se edhe Ibrahimovic mund të largohet nga Milani gjatë kësaj vere, dhe këto fjalë të tij e kanë shtyrë PSG të interesohet për dyshen nga San Siro.
S.Metbala / lajmesport.com