Presidenti i FIFAS,Sepp Blatter ka ftuar delegacionin e FFK [FEDERATËS SË FUTBOLLIT TË KOSOVËS] për një takim.
Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e FFK e cila me këtë komunikatë njofton:
Sot më 3 korrik me ftesë të presidentit të FIFA-s z. Sep Blatter, delegacioni i FFK-së i drejtuar nga Fadil Vokri kryetar, Predrag Joviq nënkryetar dhe Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm kanë udhëtuar për në Cyrih, ku nesër më 4 korrik do të kenë takimin në selinë e FIFA-s me krerët më të lartë të futbollit botëror. Delegacioni i FFK-së do të kthehet të enjten më 5 korrik dhe në orën 14.00 në hotel “Victory” do të mbajë një konferencë me gazetarë./FFK.COM/lajmesport.com