
Sajti kroat, 24sata.hr ka konfirmuar, se ylli i Tottenhamit, Luka Modric ka arritur marrëveshje për transferim te Real Madridi, i cili është ka shprehur interes të madh për asin kroat.
“Gjithçka është zgjidhur. Luka dhe Real Madridi janë pajtuar në gjithçka”.
“Do të jetë pak vështirë me Tottenhamin, por gjithçka do të zgjidhet në mënyrë të qetë”, shkruan sajti.
Siq duket skuadra e Jose Mourinhos do arrijë të bëj atë gjë, që nuk kanë arritur të bëjnë shumë klube gjatë verës së kaluar, si Manchester United dhe Chelsea.
S.Metbala / lajmesport.com