![]()
Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon i ka bërë gati valigjet për tu larguar nga Nerazzurët, teksa raportohet se është shumë afër transferimit te Real Madridi.
Corriere dello Sport shkruan se largimi i Maicon nga Interi është një gjë e sigurtë, por ende nuk dihet në mënyrë zyrtare klubi i tij i ardhshëm.
Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave ai shumë shpejtë do të nënshkruaj me skuadrën e Real Madridit, pasi Jose Mourinho është faktori kryesor i këtij transferimi.
Realit i duhet shumë Maicon për sezonin e ardhshëm, pasi Los Blancos nuk kanë besim të plotë te Alvaro Arbeloa.
S.Metbala / lajmesport.com