Familja e pasur,Glazer përveqëse siq njihen si pronarët e Unitedit ata njihen edhe si pronarët ndoshta më të këqinjë futboll pikërisht për shkak të borgjeve që zhytin Man Unitedin për shkak të tyre.
Shumë lojtar kanë mundur të bashkohen me Manchester Unitedin por pikërisht kjo familje ka qenë pengesë dhe sajti britanik www.givemefootball.com sjellë tek ju listën e disa nga futbollistët që mund të transferoheshin tek United.
2006 – Zlatan Ibrahimovic
Kjo ishte vera kur Tottenhami lëshoj Carrick për shifren 14 milionëshe tek United por gjithashtu këtë verë shpërtheu skandali i Calciopolit që qoj Juven në Serie B,dhe suedezi Ibrahimovic donte të largohej dhe u largua por jo tek United por tek Inter për vetëm 16.5 milion paund,shifër kjo që s’do ishte pengesë për Unitedin.
2007 – Wesley Sneijder
Këtë verë Unitedi nënshkroi me Nanin dhe Andersonin për 30 milion paund,si dhe Hargreaves për 17 milion paund.Këtë verë u shitën edhe Heinze,Rossi,Smith e Pique.Gjithashtu Manchester United nuk mundi të bind drejtuesit e Ajaxit që të shesin Sneijderin tek ta pikërisht për shkak të parave që ofronin drejtuesit e Unitedit duke e lënë Wesleyn të kaloj tek Reali për 18 milion paund.
2008 – Dani Alves
Në këtë vit Unitedi bleu Berbatovin për 33 milion paund si dhe dyshen Fabio-Rafael ku mposhti Arsenalin për shërbimet e tyre.Gjithashtu Dani Alves mund të ishte një goditje në merkato por për shërbimet e tij ishin edhe Barca e Chelsea ku më pas triumfoi Barça për 23 milion paund.Ky transferim do i zgjidhte të gjitha probleme Fergusonit pasi skocezi nuk mund të llogarinte në shërbimet e Gary Nevillit.
2009 – Shitja e yjeve
Bleu Valencian dhe shiti Ronaldon e Tevezin.Kjo politikë e drejtuesve u bë edhe më e papëlqyeshme për fansat.United dështoj të kryej shumë transferime duke përmendur yje si Kaka apo Benzema që zgjodhën Realin.Gjithashtu edhe Huntelaar mund të ishte lojtar i United po qe se United do ofronte më shumë se Reali,e gjithashtu edhe Adebayor do vinte në United po qe se rivali lokal City s’do ofronte më shumë.
2010 – David Villa,Mesut Ozil,Angel Di Maria
Ferguson nënshkroi me yllin meksikan Javier Hernandez-Chicharito që para botrorit por gjithashtu edhe me Smallingun si dhe Beben,i cili u quajt dështim. Gjithsesi i kërkuari i Manchester Unitedit i cili veçse dëshironte Barcelonën, David Villa nënshkroj për këtë të fundit por gjithsesi dy lojtarët që bënë fansat e Unitedit të shanin drejtuesit e Unitedit ishin Ozil e Di Maria,që të dy blerje të Realit dhe për të dy mund të jepeshin paratë që dha Reali por edhe një herë u vu re koprracia e Glazerave.
2011 – Wesley Sneijder,Alexis Sanchez e Samir Nasri
Unitedi nënshkroi me një treshe premtuese Young-De Gea-Jones e cila ishte spektakolare por gjithsesi edhe dështoj të nënshkruaj me 3 lojtar të tjerë.Sneijder,lojtari i Interit që pëlqente Unitedin nuk mundi të transferohej tek kjo e fundit pikërisht për shkak të ofertës së United.Sanchez gjithashtu u transferua tek Barcelona për shkak të ofertës së vogël të Unitedit.Gjithashtu edhe Nasri u transferua tek City për shkak të parave.
Z.Gagica / lajmesport.com