Thursday, June 20th, 2013

Alonso parashikon që të mbajë Pole Positionin.

Published on July 7, 2012 by   ·   No Comments

Fernando Alonso tha se ai nuk pret që Pole Positioni i tij në Silverstone do të këtë ndonjë kercenim pas mos ngadalësimit të shpejtesisë gjatë flamujve të verdhë në Q2.

Xhiro që regjistroi në ato momente Spanjolli ishte vendimtare dhe ai hyri ne Top10 duke lënë jashtë Di Restan.

Lideri i kampionatit është i bindur se përfitimi i kohës që e qoi atë në vendin e 9 në Q2 nuk ka ardhur në sektorin e tretë ku ishin flamujt e verdhë por në dy sektorët e më parshëm..

“Unë nuk kam vendosur një sektor të shpejte kur ishin flamujt e verdhe”, tha Alonso. Unë u shmanga pak në zonen ku po hiqej makina e Grosjean nga pista.”

Pole positioni i fundit i Alonsos, para Silverstones, ishte në Singapore në 2010. Spanjolli siguroi rikthimin e tij në krye të startit në Silverstone, pas një beteje të ngushtë me Webber. Alonso pranoi se ai nuk mund të thotë asgjë për garën në qoftë se moti do jetë si sot.

“Ne jemi të kënaqur me Pole pas 2 viteve. Për një skuader si Ferrari është një kohë e gjatë”, tha Alonso. “Me këto kushte kohore Provat Zyrtare nuk përbejne ndonjë gjë me rendësi të madhe, sepse çdo gjë do të jetë në një rrëmuje totale pas disa xhirosh nesër, por më mirë të jesh larg rrezikut dhe une jam i lumtur për pozicionin e parë.”

A.Zejnullahu / lajmesport.com

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

spain-fabregas_2264428b

Rekordet e futbollit Spanjoll në 5 vite 7 trofe

1 Botëror, 2 Europiane, 2 Europiane U-21 dhe ...
te kuqte

16 të “pabesët” e Kombëtares Shqiptare të Futbolllit

Janë plot 16 lojtarë që kanë refuzuar Kombëtaren ...
file

Shifra marramëndëse “nxehet” merkato

Merkato sa vjen edhe nxehet edhe më shumë ...

Advertisements

4 Pics 1 Words | Ruzzle Cheat | Icomania Answers