
Lojtari i Liverpoolit, Charlie Adam ka thënë se klubi i tij nuk e ka merituar që të përfundoj në vendin e tetë në sezonin e fundit të Premier League.
“Ata thonë se tabela nuk gënjen, por ne nuk e merituam vendin e tetë. Nëse ne do të kishim më shumë fat, atëherë do të përfundonim më lartë”.
“Por ajo tashmë ka kaluar. Ne do të shikojmë përpara dhe shpresojmë të përfundojmë më lartë sesa në vitin e kaluar”, tha Adam për Daily Star.
S.Metbala / lajmesport.com