Si duket skuadra e Real Madridit, është duke shkuar në mënyrë shumë të ftohte për asin e Tottenhamit, Luka Modric.
The Telegraph ka shkruar se Reali do të ofrojë për Modric, Nuri Sahinin dhe një shumë të konsiderueshme parash, por si duket ky interes ditëve të fundit është ftohur shumë.
Manchester United, tani është skuadra që dëshiron të transferojë kroatin, i cili ka thënë se dëshiron të largohet nga Tottenhami, pasi dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.
S.Metbala / lajmesport.com