
Trajneri i kombëtares befasuese të këtij Europiani, Italisë, ka thënë se Azzurrët nuk i’a kanë frikën fare Spanjës, dhe të dielën për finalen e Euro 2012 do të ndeshen me ta me një besim të plotë.
“Ne nuk frikësohemi nga Spanja. Ne do të tentojmë të gjejmë pikën e tyre të dobët, dhe të punojmë për atë gjë”.
“Nuk do të jetë e lehtë, është finalja e tyre e tretë me rradhë, dhe kjo tregon se ata kanë kualitet të lartë. Sidoqoftë, ne jemi përmirësuar që nga fillimi i garës dhe tani ne jemi me të vërtetë një klub. Ne ishim fantastik kundër Gjermanisë”, tha Prandelli.
S.Metbala / lajmesport.com