Cesar Luis Menotti, ka thënë se Lionel Messi nuk mund ta fitojë Kampionatin Botëror 2014 i vetëm, pasi nga gjumi duhet të zgjohen edhe lojtarët tjerë argjentinas.
“Leo Messi nuk do të mbrojë klubin e tërë të Argjentinës në Botërorin 2014”.
“Messi i vetëm nuk garanton asgjë. Ju nuk mund të fitoni botërorin me një lojtar. Messi mund të jetë diferenca dhe jemi me fat që e kemi atë”, tha Menotti.
“Në botërorin 1970, lojtari më briliant që kam parë ishte Pele, por ai nuk ishte i vetëm, përkrah tij ishin edhe: Rivelino, Clodoaldo, Tostao, Jairzinho dhe Gerson”.
S.Metbala / lajmesport.com