
Tashmë dihen edhe emrat e parë të çerekfinalistëve të Euro 2012 të cilët janë Çekia dhe Greqia.
Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Polonisë përfundoi me fitore minimale të mysafirëve. Polonisë për kualifikim, në këtë takim i është dashur vetëm fitorja, por ata nuk arritën të marrin këtë gjë pasi u mposhtën nga Çekia. Golin vetëm për çekët e shënuar Jiracek në minutën e 72.
Në anën tjetër, befasia e madhe ndodhi në ndeshjen ndërmjet Greqisë dhe Rusisë. Të gjithë kanë pritur një kualifikim të lehtë të rusëve, mirëpo të njëjtën gjë nuk e mendoi Georgios KIaragounis i cili kalon kombëtaren e tij në epërsi në minutën e fundit të lojës shtesë të pjesës së parë.
Në vendin e parë të Grupit A është Çekia me 6 pikë, teksa vendi I dytë dhe i tretë është për Greqinë dhe Rusinë me nga 4 pikë. Greqia e mori kualifikimin falë fitores në ndeshjen direkte kundër Rusisë, edhe pse rusët kanë golaverazh më të mirë.
S.Metbala / lajmesport.com