Milani i është bashkuar rivalëve të tij, Juventusit dhe Interit, të cilët gjithashtu janë në garë për të transferuar talentin, Mattia Destron.
Juventusi orëve të fundit, raportohet se ka bërë një hap të madh për të arritur marrëveshje me lojtarin, i cili gjithashtu është duke u ndjekur për kohë të gjatë edhe nga Interi.
Sidoqoftë, lajmet më të fundit dhe më të freskëta që vijnë nga taboret e ndryshme italiane, raportojnë se Adriano Galliani është duke shikuar, për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Destros.
S.Metbala / lajmesport.com